Munishi: Jam shumë i kënaqur me lojën dhe me angazhimin e futbollistëve
Gjilani ka arritur të barazoj me rezultat 1-1 ndaj Prishtinës edhe pse ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 57-të.
Lojtarët e drejtuar nga Ismet Munishi kishin mundësi që ta merrnin fitoren në këtë ndeshje, por portieri i Prishtinës, Betim Halimi nuk u lejua të mposhtet për të dytën herë në këtë ndeshje.
Trajner i Gjilanit, Ismet Munishi është shprehur i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij.
“Jam shumë i kënaqur me lojën, me angazhimin e futbollistëve. Kemi luajtur me të vërtetë mirë. Më dhimbset situata te goli, nuk e di a ishte faull te lojtari ynë apo jo, por këto interpretimet po bëhen kush si po dëshiron. Kemi luajtur më të motivuar me një futbollist më pak dhe duhet dhënë më shumë për të nxjerrë rezultat pozitiv. Në të gjitha ndeshjet derbi po mbesim me një lojtarë më pak. Është pak e tepërt mendoj, se ajo ndërhyrje nuk ka qenë për karton të kuq. Është karton i tretë i kuq që kemi marrë nga gjyqtari Dardan Çaka. Ai duhet ta ndiej më shumë lojën”, deklaroi Munishi.
Pas këtij barazimi Gjilani pozicionohet në vendin e dytë me 22 pikë.