Emisarët Lajçak dhe Escobar takohen në SHBA

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në X, ai tha se me Escobar ka pasur diskutime të thella, duke shtuar se pret edhe biseda tjera të frytshme gjatë qëndrimit në SHBA.

“Sapo mbërrita në SHBA. Pata një takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA-së, Escobar, duke u thelluar në disa diskutime. Pres biseda të tjera pasuruese gjatë qëndrimit tim këtu”- ka shkruar Lajçak.

Vizitën e Lajçak e ka paralajmëruar ndihmëssekretari amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien.

O’Brien ka thënë se së bashku me Escobar dhe Lajçak do të kordinohen për mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së për Ballkanin Perëndimor.