Brenda 12 muajve, FC Ballkani shkarkoi 3 trajnerë
Ekipi i Ballkanit nga Suhareka assesi nuk po mund të rehatohet me pozitën e trajnerit.
Brenda një periudhe të shkurtë, Ballkani ka emëruar dhe shkarkuar tre trajnerë duke mos gjetur rehati për këtë pozitë të rëndësishme.
Ishte viti 2019 kur Ballkani emëroi për trajner Ismet Munishin. Munishi qëndroi vetëm 1 vjet e gjysmë në krye të Ballkanit ku edhe pse arriti që të krijonte një skuadër stabile, ai u largua nga drejtuesit e klubit.
Më 23 dhjetor 2020, FC Ballkani kishte njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Ismet Munishin.
Pas Munishit, në krye të klubit erdhi trajneri me prejardhje nga Shqipëria, Blendi Shkëmbi, por ai as nuk qëndroi gjatë.
Ai u largua nga Ballkani tre xhiro para se të përfundonte stinori, më 6 maj 2021, duke mos arritur që Ballakanin ta shpallte kampion të Superligës së Kosovës në Futboll.
Këtë sezon Ballkani nga Suhareka vendosi që pozitën e trajnerit t’ia besojë Bekim Isufit i cili deri më sot udhëhoqi ekipin por që nga sot ai nuk është pjesë e Ballkanit.
Momentalisht Ballkani gjendet në pozitën e tretë në tabelë me vetëm 2 pikë larg klubit që gjendet në pozitën e parë, Gjilanit që udhëhiqet pikërisht nga Ismet Munishi.