Lojtarët kosovarë që u shpallën kampionë nëpër top ligat evropiane
Në sezonin futbollisitik që sapo ka përfunduar nëpër top ligat evropiane, suksesi i futbollistëve kosovarë nuk ka munguar.
Futbollistë që angazhohen me Kombëtaren e Kosovës e disa që nuk angazhohen, kanë arritur të tregojnë sukses të jashtëzakonshëm në Evropë.
Amir Rrahmani – Itali
Pa dyshim suksesin më të madh e ka arritur mbrojtësi Amir Rrahmani. Dikur një lojtar në Superligën e Kosovës me KF Drenicën, Rrahmani në sezonin 2022/2023 është shpallur kampion i Italisë me skuadrën ikonike Napoli.
Rrahmani në këtë sezon në Seria A me Napolin ka 29 paraqitje, duke arritur të shënojë dy gola dhe pa asnjë dyshim është një nga ‘shtyllat’ kryesore të ekipit napolitan në Itali.
Milot Rashica – Turqi
Milot Rashica duket se e ka rigjetur vetën në Turqi. Kosovari u transferua si huazim nga Norëich City i Anglisë te klubi i madh turk Galatasaray, në vitin 2021.
Që nga atëherë Rashica është dukshëm një lojtar tjetër, në krahasim me vitet e tij në Premier Ligën angleze.
Ai arriti të shpallej kampion në Superligën Turke me Galatasarayn, duke u paraqitur në 26 ndeshje në këtë sezon dhe duke shënuar 4 gola e duke asistuar 6 herë. Pas titullit kampion me Vushtrrinë në Supërligën e Kosovës, ky është titulli i dytë i Rashicës në karrierën e tij.
Donat Rrudhani – Zvicër
Donat Rrudhani është një tjetër kosovar që ka arritur sukses të madh në Evropë. Ai arriti që të shpallej kampion i Zvicrës me ekipin e tij Young Boys.
Në këtë sezon mesfushori kosovar pati 25 paraqitje me ekipin zviceran në ligë dhe duke shënuar 4 asiste.
23 vjeçari iu bashkuar Young Boys në korrik të 2022-ës, ndërsa deri më tani ka arritur kulmin e karrierës duke u vlerësuar në treg me 700 mijë euro.
Me Kosovën Rrudhani ka 8 paraqitje dhe ka shënuar një gol.
Arbnor Muja – Belgjikë
Sulmuesi Arbnor Muja është kosovari i rradhës që ka arritur të shpallet kampion në një ligë evropiane. Ai me ekipin e tij Royal Antëerp u shpall kampion i Belgjikës.
Në këtë sezon Muja për ekipin belg ka 21 paraqitje duke shënuar 3 gola dhe duke asistuar 4 herë.
Aktualisht vlera në treg e Arbnor Mujës është rreth 1.5 milionë euro.
Aro Muric – Angli
Edhe pse jo kampion në Angli, portieri i Kosovës Aro Muric u shpall kampion në ligën e dytë më të fortë në Angli ‘Championship’, duke siguruar kështu pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm në një nga ligat më të forta në botë, Premier League.
Muric me ekipin e tij Burnley këtë sezon pati 41 paraqitje në ligë, duke pranuar 31 gola dhe në 19 ndeshje nuk ka pasur asnjë gol.
Vlera aktuale e Muric në treg është rreth 12 milionë euro.