Kosova U21: Orari i ndeshjeve për kualifikimet e “Europianit 2023”

Kombëtarja e Kosovës U21, sot ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatit Europian 2023.

Dardanët e rinj do të luajnë në Grupin G së bashku me Anglinë, Republikën e Çekisë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorrën.

Para disa qasëtëve është bërë i ditur orari i ndeshjeve kualifikuese.

Kosova do t’i nisë kualifikimet më 8 qershor si vendas ndaj Andorrës, kurse do t’i përfundojë më 14 qershor të vitit 2022 si mysafir ndaj Shqipërisë.

Orari i ndeshjeve të Kombëtares U21

8 qershor, 2021 Kosova – Andorra

7 shtator, 2021 Anglia – Kosova

7 tetor, 2021 Kosova – Republika e Çekisë

12 tetor, 2021 Republika e Çekisë – Kosova

16 nëntor, 2021 Kosova – Shqipëria

25 mars, 2022 Kosova – Sllovenia

29 mars, 2022 Sllovenia – Kosova

4 qershor, 2022 Andorra – Kosova

10 qershor, 2022 Kosova – Anglia

14 qershor, 2022 Shqipëria – Kosova