Kosova U21 publikon listën për ndeshjen me Anglinë

Kombëtarja e Kosovës U21 ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit shtator.

“Dardanët” e rinj do të përballen me Anglinë në kaudër të kualifikimeve për Kampionatin Europian që mbahet në vitin 2023.

Kosova U21 do të luajë me “Tre Luanët” më 7 shtator në ora 19:00 në Milton Keynes.

Përzgjedhësi Michael Nees ka publikuar emrat e 23 lojtarëve që do të marrin pjesë në këtë takim të vështirë.

Në këtë listë të ftuar janë edhe gjashtë futbollistë nga kampionati kosovar.

Grumbullimi i lojtarëve U21 do të bëhet me 30 gusht, për t’i filluar kështu përgatitjet për ndeshjen me Anglinë.