Kosova U21 përballet sonte me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U21 duke filluar nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të pres ekipin e Sllovenisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro2023”.

Kosova në këtë takim do të udhëhiqet nga ana e Albert Bunjaki pas shkarkimit të Michael Nees.

Gjatë një konferencë për media para kësaj ndeshje Bunjaki është shprehur se në këto pesë ndeshjet e mbetura do të synojë të ndërtojë një ekip kualitativ.

“Nga 23 lojtarë të ftuar në këtë grumbullim, 11 prej tyre kanë të drejtë loje në kualifikimet e ardhshme dhe këtu është edhe fokusi ynë. Pra, ndërtimi i një ekipi kualitativ për ciklin e ardhshëm kualifikues”, është shprehur Bunjaki gjatë konferencës.

Kosova gjendet në pozitën e pestë me gjashtë pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjeve të zhvilluara ndërsa Sllovenia gjendet në pozitën e katër me tetë pikë të grumbulluara pas gjashtë takimeve të zhvilluara.