Kosova U21 fillon përgatitjet për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Kombëtarja e Kosovës U21 sot ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Shqipërisë që luhet në kaudër të kualifikimeve për Kampionatin Europian 2023.

Djelmoshat e udhëhequr nga Michael Nees sot kanë mbajtur stërvitjen e parë në kampin nacional të sportit në Hajvali.

Kosova U21 do të përballet me Shqipërinë më 16 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në dyshim për këtë ndeshje është Valon Zumberi i cili ende nuk iu ka bashkuar pjesës tjetër të futbollistëve.

Kombëtarja U21 deri tash ka zhvilluar katër ndeshje, prej të cilave ka pësuar tri humbje dhe ka realizuar një fitore.