Futbollisti i Watford flet për mediat angleze pas ftesës nga Kosova

17 vjeçari, Andi Janjeva që luan për akademinë e klubit anglez Watford, është shprehur shumë i lumtur pas ftesës nga Kosova U-21 për ndeshjet e marsit.

Janjeva që luan në pozitën e mbrojtësit, do të jetë pjesë e Kosovës U-21 në dy ndeshjet që shpresat do t’i luajnë përball Sllovenisë me 25 dhe 29 mars.

Në një prononcim për mediumin anglez Watford Obsbserver, Janjeva e ka quajtur ëndërr të realizuar ftesën nga Kosova U-21.

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja të përfaqësoj Kosovën. Prej nga jam është diçka për të cilën ndihem shumë krenar. Mendoj se është një arritje e madhe dhe shpresoj që ky është fillimi i përparimit tim në ekipin e parë, sepse kjo është ëndrra e fundit”, thotë Janjeva.

Janjeva shpreson që Kosova të kualifikohet për në Evropian.

“Është një turne i madh dhe shpresojmë se nëse arrijmë të kualifikohemi, kjo do të ishte një arritje shumë e madhe, jo vetëm për mua, por për të gjithë vendin, sepse ju keni një shans për të luajtur me emra të mëdhenj nga vende të mëdha”, thotë Janjeva.

Janjeva është shprehur se sfidat ndaj Sllovenisë janë të vështira por shpreson në rezultat pozitiv.

“Të dyja ndeshjet kundër Sllovenisë do të jenë të vështira, por unë mendoj se ne kemi shumë talent në ekipin tonë, kështu që mendoj se do të bëjmë shumë mirë” ka thënë Janjeva.

Pjesë e listës janë edhe Andi Hoti që luan për Interin, Behar Neziri që luan për Bayern Munich, Adrijon Pajazit që luan për ekipin anglez Fulham, Florian Haxha për Hertha Berlinin.