Michael Nees publikon listën për dy ndeshjet kundër Republikës Çeke

Përzgjedhësi i Kombëtares U-21 të Kosovës, Michael Nees ka publikuar listën e të ftuarave për dy ndeshjet kundër Republikës Ceke.

Ndeshja e pare zhvillohet me datën 7 tetor në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë në fillim prej orës 19:00  ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet me 12 tetor në Ceske Bodojevice në ora 18:00.

Grumbullimi i futbollistëve behet të Hënën.

“Dardanët U21 grumbullohen të hënën në hotel “Sheraton”, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në po këtë ditë në orën 15:00, në kompleksin e FFK-së në Hajvali”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kosova U-21 bën pjesë në grupin G në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2023, ku pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka një fitore të arritur me Andorën ndërsa kundër Anglisë ka pësuar humbje.