Kosova shënon fitore të madhe ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 0-1, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Kjo është fitoreja e parë e Kosovës në këto kualifikime.

Goli i fitores u shënua në minutën e 18’ nga Khocholava i cili shënoi në portën e tij.

Në pjesën e dytë Kosova ishte më e mirë duke i pasur dy raste të mira me Lirim Kastratin dhe Zymer Bytyqin.

Elbasan Rashani shënoi gol në minutën e 84’, por ky gol u anulua pas rishikimit të sistemit VAR.

Pas kësaj fitoreje Kosova ngjitet në vendin e tretë me tri pikë.

Më 5 shtator Kosova luan ndaj Greqisë, kurse më 8 shtator ndaj Spanjës.