Kosova e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Gjeorgjisë

Kosova i ka mbyllur 45 minutat e parë me rezultat 0-1, ndaj Gjeorgjisë. Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në “Batumi Stadium” në qytetin e Batumit.

Goli i epërsisë u shënua në minutën e 18’ nga Khocholava duke iu regjistruar autogol lojtarit të Gjeorgjisë pas goditjes së Muriqit me kokë.

Gjeorgji – Kosovë, luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.