
Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Gjeorgji
01.9.2021 - 14:07
Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në qytetin e Batumit në Gjeorgji, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
“Dardanët” sot do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit nga ora 17:00, para përballjes ndaj Gjeorgjisë që luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2020”.
Gjeorgji – Kosovë, luhet më 2 shtator nga ora 18:00, sipas orës tonë lokale.