Formacionet zyrtare: Gjeorgji – Kosova

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Gjeorgji – Kosovë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Gjeorgjia do të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Kurse, Kosova në këtë ndeshje do të luajë me formacionin 4-3-3.

Elbasan Rashani, Vedat Muriqi dhe Lirim Kastrati e përbëjnë treshën e sulmit për “Dardanët”.

Kosova është në kërkim të tri pikëve të plota për këto kualifikime në Grupin B, pasi dy ndeshjet e para i ka humbur ndaj Suedisë dhe Spanjës.

Më 5 dhe 8 shtator “Dardanët” do të luajnë në Prishtinë ndaj Greqisë dhe Spanjës.

Gjeorgji – Kosovë luhet nga ora 18:00.