Kastrati: Jam i lumtur për fitoren, tani jemi të motivuar

Sulmuesi anësor Lirim Kastrati bëri paraqitje të mirë në fitoren ndaj Gjeorgjisë.

Kastrati i kishte disa mundësi shënim, por nuk u tregua i saktë para portës së Gjeorgjisë.

Ai ka thënë se është i lumtur për fitoren dhe janë të motivuar për ndeshjen ndaj Greqisë.

‘’Tash u kthyem në zanatin e vjetër e unë sot humba shanse. Jam i lumtur për fitoren. Jam i lumtur dhe tani jemi të motivuar. Besoj që kemi dal nga forma jo e mirë. Isha ndier keq nëse nuk do të fitonim sonte. Jam i sigurt që do të kalojmë me sukses me Greqinë. Do të kthehet edhe Miloti dhe besoj shumë’’, u shpreh ai.

Kosova më 5 shtator luan ndaj Greqisë, kurse më 8 shtator ndaj Spanjës.

Challandes tregon se cila ishte arsyeja që fituan ndaj Gjeorgjisë