Kosova ndaj Çekisë do të luajë me fanella të bardha (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës A, me 14 nëntor ndaj Çekisë, do të luaj me fanella të reja, të cilat do të jenë të bardha.

Ky dizajn unik është bërë nga kompania “14 Fourteen”, e cila përkujdeset për rekuizitat sportive të Kombëtares së Kosovës.

Në mesin e fanellës janë ngjyrat e katërta dhe të zezë, numri është i verdhë, ndërsa në fundin e fanellës është publikuar edhe harta e Kosovës.

“Çdo ndeshje është një aventurë, çdo ndeshje është e veçantë, është koha ta kujtojmë çdo moment, kjo është arsyeja pse ne jemi me ju për ta kujtuar atë”, shkruan faqja e kompanisë “14 Fourteen“.