Një ditë pasi u pensionua nga futbolli, Samir Ujkani merr pozitë të rëndësishme në FFK

Samir Ujkani është emëruar zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës në futboll.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), një ditë pasi Ujkani njoftoi pensionimin e tij nga futbolli aktiv.

“I pari i FFK-së i uroj shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm. Tutje, presidenti Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri” – thuhet në komunikatën e FFK-së.

Ndërsa Ujkani është shprehur i lumtur për detyrën e re që i është besuar në Kombëtaren e Kosovës.

Samir Ujkani dje ka njoftuar se ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist. Tashmë ish kapiteni i “Dardanëve”, vendimin e ka bërë publik  përmes një postimi në rrjete sociale.

Portieri Samir Ujkani e mbyll karrierën, kjo është letra lamtumirëse