Renditja e re e FIFA-s, Kosova në vendin e 105 në botë, Shqipëria e 59-ta

Institucioni më i lartë i futbollit në botë – FIFA, ka publikuar renditjen e re të kombëtarëve në futboll.

Sipas kësaj renditje, Kombëtarja e Kosovës gjendet në vendin e 105-të në botë me 1 mijë e 190 pikë në total, ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë gjendet në vendin e 59-të, me 1 mijë e 396 pikë.

Listës së top kombëtarëve më të forta në botë vazhdon t’i prinë kampioni botëror në fuqi, Argjentina, duke u ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Belgjika.

Top dhjetëshen e mbyll Kroacia me 1 mijë e 711 pikë.

Ndryshe, në ndeshjen e fundit Kosova fitoi në udhëtim ndaj Andorës me rezultat 0-3, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset në kampionatin evropian ‘Euro 2024’, ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë po ashtu fitoi me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Çekisë, duke siguruar pothuajse pjesëmarrjen në kampionatin evropian.

Shqipërisë, që drejtohet nga braziliani Sylvinho, i duhen edhe dy pikë nga dy ndeshjet e mbetura, që të sigurojë biletën për në ‘Euro 2024’.