Deklarohet Kurti pas barazimit të Kosovës me Zvicrën: Faleminderit djemëve tanë për emocionet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falenderuar djemtë e Kombëtares së Kosovës në futboll, për emocionet e dhëna gjatë kualifikimeve për Evropianin 2024.

Pas barazimit të Kosovës me Zvicrën, Kurti ka shkruar se Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrë për të na gëzuar.

“Pa lojtarët kryesorë, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë, si mysafire, Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar. Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë. Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026” – ka shkruar Kurti.

Mbrëmë Kosova barazoi në udhëtim kundër Zvicrës me rezultat 1 me 1, duke humbur kështu mundësinë për tu kualifikuar në Evropianin 2024 që mbahet në Gjermani.

Kosova barazon rezultatin me Zvicrën