Kombëtares i shtohen dy lojtarë

Kombëtares së Kosovës në futboll nga sot i janë  bashkuar edhe dy futbollistë, Rron Broja nga KF Partizani dhe Armend Thaçi nga FC Ballkani.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë nga FFK-ja ku thuhet se lojëtarët do të marrin pjesë në ndeshjen kundër Greçisë.

“Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar në Kombëtare edhe dy futbollistë: Rron Brojën nga KF Partizani dhe Armend Thaçin nga FC Ballkani, të cilët tashmë i janë bashkuar ekipit në hotel Emerald, pasi për ndeshjen kundër Greqisë do të mungojnë Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala,”, thuhet në njoftim.

Është bërë e ditur se sot  në orën 16:00 do të  mbahen stërvitjet e radhës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ndërsa në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja e kombëtareve U21, Kosovë – Angli, në orën 19:00.