Kosova i vazhdon përgatitjet edhe sot në Prishtinë, nesër ndryshon lokacion

Kombëtarja e Kosovës në futboll edhe sot gjatë ditës do të vazhdojë të kryej stërvitjet në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë, ndërsa nesër ndryshon lokacion dhe do zhvendoset në Hajvali.

‘’Dardanët” janë grumbulluar dje për herë të parë par sfidës së radhës, ndërsa sot prej orës 17:00 do ta zhvillojnë seancën e dytë stërvitore, thuhet në njoftimin për media bërë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme trajneri Bernard Challandes kishte në dispozicion 19 lojtarë ndërsa sot ekipit pritet t’i bashkohen edhe futbollistët tjerë të cilën nuk ishin prezent për arsye se përfaqësuan ekipet e tyre në kampionatet përkatëse.

Sot kombëtares pritet t’i bashkohen, Milot Rashica, Bersant Celina, Florent Handergjonaj, Lirim Kastrati si dhe Herolind Shala.

Për herë të parë në kampin e “Dardanëve” ishte edhe futbollisti Toni Domgjoni.

Kosova do të përballet me Suedinë me 9 tetor dhe me 12 tetor e pret në shtëpi kombëtaren e Gjeorgjisë.