Paraqitja e futbollistëve shqiptarë në Evropë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili luan për ekipin e Basel, arriti që të shënonte në ndeshjen e mbrëmshme në takimin që Basel e fitoi përballë Omonia me rezultat 3 me 1.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare Marash Kumbulla u paraqit nga minuta e parë për ekipin Italian Roma, por që nuk arriti që të linte ndonjë gjurmë. Roma u mposht me rezultat 6 me 1 nga Bodo Glimt.

Dy futbollistët shqiptarë që paraqiten në fanellën e Lazio, Vedat Muriçi dhe Elseid Hysaj nuk u paraqitën fare në takimin që Lazio e zhvilloi kundër Marseille. Dueli u mbyll pa gola, ndërsa meritor për këtë barazim ishte edhe Thomas Strakosha i cili mbajti portën e Lazios të paprekur për 90-të minuta lojë.

Xherdan Shaqiri luajti për 75-të minuta për ekipin francez Lyon por që nuk arriti që të linte ndonjë shenjë në këtë takim.

Në takimin midis Napolit dhe Legia Varshavës patëm paraqitje të tre futbollistët shqiptarë. Për Napolin nga minuta e 81-të u paraqit kapiteni i Dardanëve, Amir Rrahmani, ndërsa për Legia Varshavën u paraqitën futbollistët,  Ernest Muci që nga minuta e parë dhe Lirim Kastrati nga minuta e 71-të e takimit.

Po ashtu edhe Mërgim Berisha dhe Adnan Januzaj zhvilluan ndeshje për ekipet e tyre, Fenerbache respektivisht Real Sociedad.