Challandes tregon se a do të jetë Lirim Kastrati i gatshëm ndaj Gjeorgjisë
Sulmuesi i krahut, Lirim Kastrati i mungoi Kosovës në humbjen ndaj Suedisë, për shkak të lëndimit pasi nuk ishte i gatshëm për lojë.
Challandes ka bërë të ditur se Kastrati është i gatshëm për lojën ndaj Gjeorgjisë.
“Lirimi tani është gati, kjo është e qartë dhe do të jetë pjesë e ekipit. Ka stërvitur mirë dhe nuk ka dhimbje. Sa i përket formacionit ofensiv, ne jemi munduar gjithmonë të jemi ofensivë”, kë bërë të ditur Bernard Challandes.
Ai po ashtu e ka pranuar se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen ndaj Suedis.
“Pas ndeshjes me Suedinë, më duhet të pranoj se nuk isha i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Pati mungesë të dëshirës, por e kemi analizuar dhe tashmë kemi biseduar me lojtarët dhe pres që ndaj Gjeorgjisë të kemi dukshëm paraqitje më të mirë”, ka thënë Challandes.