Challandes i thur elozhe Lirim Kastratit

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka vlerësuar lart potencialin e sulmuesit anësor Lirim Kastrati.

Challandes në një interviste për mediumin polak “WP SportweFakty”, ka thënë se lojtar si Lirim Kastrati në tregun e sotëm të futbollit kërkohen shumë. Ai ka thënëse se veçanti të Kastratit janë shpejtësia dhe pasimet e tij.

“Edhe pse kam parë lojtarë të këtij lloji në 40 vitet e punës time në futboll, ishin shumë pak prej tyre në këtë nivel shpejtësie. Në futbollin e sotëm kërkohen lojtarë të tillë. Unë kam qenë vetë mbrojtës dhe e di që një lojtar si Kastrati mund të jetë i vështirë për një mbrojtës. Përveç shpejtësisë, do t’i kushtoja vëmendje edhe pasimeve të tij. Ato mund të jenë vërtet shumë të mira”, ka thënë Bernard Challandes për mediumin polak

70 vjeçari e ka përkrahur vendimin e Kastratit që iu ka bashkuar skuadrës polake Legia e Varshavës.

“Besoj se Kastrati bëri gjënë e duhur që iu bashkua Legias. Sipas mendimit tim ishte koha e duhur për të ndryshuar klub. Ai kishte shumë konkurrencë në Dinamo dhe Legia është një klub i mirë. Më duket se liga polake është në një nivel të mirë, në fakt ndoshta edhe më e mirë se ajo kroate”, është shprehur Challandes.

22 vjeçari iu bashkua Legias së Varshavës në afatin kalimtar të verës nga Dinamo Zagrebi.