Këto janë fjalët e para të Lirim Kastratit pas golit që i siguroi 3 pikë Legias

Sulmuesi anësor i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati ka pasur një debutim të magjishëm natën e mbrëmshme për Legian e Varshavës në Europa League.

I inkuadruar në lojë nga banka rezervë, Kastrati i dhuroi tre pikë ekipit të tij në sekondat e fundit të ndeshjes së tij debutuese.

Pas ndeshjes, Kastrati ka publikuar fotografitë e festimit të golit duke premtuar që do të vazhdoj të shënoj.

“Goli im i parë për Legia Varshava. Do të bëjë më të mirën për të dhënë edhe më shumë gola”, ka shkruar Kastarti në Instagram.

May be an image of 1 person, playing a sport and outdoors