Challandes tregon se cila ishte arsyeja që fituan ndaj Gjeorgjisë

Kosova e ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”, duke e mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 0-1.

Trajneri Bernard Challandes, ka deklaruar pas ndeshjes se vetëm duke bërë lojë të disiplinuar arrihet rezultati.

“Futbolli nuk mund të shikohet vetëm me lojë agresive. Duhet kombinim i lojës agresive e të bashkuar. Në këtë formë mund të fitohen topat dhe mund të kalojnë në nivel tjetër. Duhet të jemi të disiplinuar dhe në këtë mënyrë e kërkuam rezultatin dhe e morëm fitoren”, ka thënë Challandes pas fitores.

Kosova më 5 shtator luan ndaj Greqisë, kurse më 8 shtator ndaj Spanjës.