Gjyqtari shqiptar ndan drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Lituani

Miqësorja Kosovë – Lituani, do të luhet sonte nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Miqësorja e sotme do të jetë një test i mirë për trajnerin Bernard Challandes, para ndeshjeve ndaj Suedisë dhe Spanjës, ndeshje kualifikuese për botërorin “Katar 2022”.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë gjyqtari i njohur shqiptar, Eneao Jorgji, i asistuar nga Denis Rexha dhe Dojanto Myftari, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Visar Kastrati.