Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kosova dhuron spektakël ndaj Lituanisë

Kosova ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0, në miqësoren ndaj Lituanisë e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri Bernard Challandes e nisën mirë me Vedat Muriqin i cili pati rast të mirë për gol në minutën e 6’, por goditjen e sulmuesit kosovar e priti portieri i Lituanisë.

Arbër Zeneli goditi fortë në minutën e 11’ por goditja e tij përfundon në korner pas devijimit nga portieri i mysafirëve.

Kosova kaloi në epërsi në minutën e 27’ me një gol të bukur nga Arbër Zeneli.

Milot Rashica kishte rast të mirë për gol në minutën e 34’ por nuk arriti të shënoi.

Në minutën e 36’ Vedat Muriqi lëshoi mundësi të artë për ta dyfishuar epërsinë pas një asistimi të mirë nga Milot Rashica.

Lituania kishte mundësi ta barazonte rezultatin në minutën e 44’ pas gabimit të Mërgim Vojvodes, por goditja e Slivkas përfundoi jashtë portës.

Me të filluar pjesa e dytë në lojë u inkuadruan Besar Halimi, Leart Paqarada dhe Idriz Voca në vend të Fidan Alitit, Valon Berishës dhe Bersant Celinës.

Kosova e dyfishoi epërsinë në minutën e 63’ me një gol të bukur nga Vedat Muriqi.

Për Muriqin asistoi për mrekulli Milot Rashica.

Benjamin Kololli u inkuadrua në lojë në vend të Muriqit, kurse Lirim Kastrati në vend të Rashicës në minutën e 66’.

Kosova e trefisho epërsinë me Arbër Zenelin në minutën e 71’.

Zeneli në minutën e 73’ kishte mundësi që të shënonte golin e katërt për Kosovën dhe të tretin personal, por goditjen  tij e priti portieri i mysafirëve.

Bernard Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 76’ në vend të Arbër Zenelit.

“Dardanët” shënuan për 4-0, me mesfushorin Besar Halimi në minutën e 79’.

Benjamin Kololli kishte rast të mirë për gol në minutën e 84’, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Mbrojtësi i krahut Florent Hadërgjonaj goditi fort në minutën e 87’ nga një top i kthyer, por goditjen e tij e ndali portieri i Lituanisë.

Ndeshjen e ardhshme Kosova do ta luajë ndaj Suedisë më 28 mars në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com