Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ujkani: Rezultat fantastik përpara dy finaleve që na presin, me Suedinë dhe Spanjën

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani është shprehur i kënaqur pas fitores me rezultat 4-0, në miqësoren ndaj Lituanisë.

Portieri i Kosovës, tha se ka qenë e rëndësishme për Kosovën, që ta nisin në këtë mënyrë ndeshjen pa pësuar gol.

“Ka qenë shumë e rëndësishme të startojmë në këtë mënyrë pasi kjo javë ishte e vështirë me problemet që i kishim për grumbullim. Mendoj se kemi filluar mirë dhe ishte shumë e rëndësishme që mos të pranojmë gol. Në përgjithësi, ishte një paraqitje e mirë dhe rezultat fantastik përpara dy finaleve që na presin, me Suedinë dhe Spanjën. Ishim mirë të organizuar dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm. Suedia dhe Spanja mbeten favorite të grupit, kjo nuk diskutohet. Megjithatë, ne do të synojmë të kemi paraqitje edhe më të mirë se kjo me Lituaninë, të japim maksimumin dhe të arrijmë rezultate pozitive”, tha Ujkani.

Kosova më Suedinë do të luajë më 28 mars, kurse me Spanjën më 31 mars, në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katar” 2022.

 

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com