Gjilani fiton me lehtësi ndaj Vushtrrisë

Gjilani ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Vushtrrisë me rezultat 3-0, që ishte e vlefshme për xhiron e 25-të në Superligën e Kosovës.

Muamer Svraka i kaloi vendasit në epërsi në minutën 36’.

Për rezultatin 2-0, shënoi mbrojtësi Franc Veliu në minutën e 60’.

Çështjes së fituesit i dha fund Keita Razak në minutën e 90+4’ për rezultatin 3-0.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 48 pikë.

Kurse Vushtrria në vendin e 11-të me 16 pikë.

Në takimin tjetër të zhvilluar prej orës 17:00, Flamurtari e ka mposhtur Drenicën në Skenderaj.