Foto: Real Madrid, Facebook

Real Madrid e fiton Superkupën e Evropës

Real Madridi ka fituar Superkupën e Evropës, duke mposhtur në finale Eintracht Frankurtin me rezultat 2-0.

Golashënuesit për madrilenët në finalen e Helsinkit ishin David Alaba në minutën e ’37-të dhe francezi Karim Benzema në minutën e ’65-të.

Superkupa e Evropës luhet në fillim të çdo sezoni, ku ndeshen fituesi i Champions League me fituesin e Europa League.

Real Madridi në finalen e Champions për këtë vit kishte mposhtur Liverpoolin, ndërsa Frankurti kishte mposhtur Rangers në finalen e Europa League.

Kjo është hera e pestë në histori që Real Madrid shpallet superkampion i Evropës.