Manchester City mposht Real Madridin, përballet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve

Manchester City mposhti Real Madridin me rezultat 4 me 0 në gjysmëfinalen që u zhvillua në stadiumin “Etihad” të Manchesterit.

Më 10 qershor, City do të përballet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll.

City fitoi me dy golat e Bernardo Silvas në minutat 23 dhe 37, një autogol nga Eder Militao në minutën e 76-të dhe një gol tjetër nga Julian Alvarez në minutën e 91-të.

Në ndeshjen e kaluar ekipet kishin mbetur baraz 1-1.