Benzema largohet nga Real Madrid pas 14 viteve

Klubi spanjoll Real Madrid ka njoftuar edhe zyrtarisht se kapiteni Karim Benzema do të largohet nga klubi, pas 14 vitesh.

Përmes një komunikate për media, Real Madrid ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë ndaj lojtarit francez.

Gjatë 14 sezoneve tek ‘Los Blancos’, Benzema ka fituar 25 tituj, duke përfshirë 5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa evropiane, 4 La Liga, 3 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupa të Spanjës.

“Karim Benzema është lojtari i pestë që ka veshur fanellën tonë më së shumti, me 647 paraqitje dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave të Real Madridit me 353 gola. Ai është gjithashtu golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave të Real Madridit në La Liga dhe në Kupën Evropiane. Ai është gjithashtu golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e Champions League dhe golashënuesi i katërt në historinë e La Ligës”- thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.