Distria Krasniqi humb në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, lufton për medaljen e bronztë

Distria Krasniqi është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest.

Krasniqi, u mposht në gjysmëfinale nga japonezja Natsumi Tsunoda.

Tsunoda regjistroi dy hedhje në “Ëaza-ari” me “IPPON”.

Xhudistja kosovare do të luftojë për medaljen e bronztë me xhudisten nga Mangolia, Urantsetseg Munkhbat në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në finale të kategorisë deri 48 kilogramë do të përballen dy japoneze, Natsumi Tsunoda me Wakana Kogan.

Xhudo, Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror