Xhudo, Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi, mposhti xhudisten spanjolle Laura Martinez Abelenda me “Waza- Ari”, në sekondat e parë të ndeshjes.

Distria e fitoi këtë ndeshje me “IPPON”, duke e rrëzuar Martinezin.

Në gjysmëfinale do të përballet me japonezen Naomi Tsunonda.

Në 1/8 e finales, Krasniqi mposhti xhudisten ruse Sabina Giliazova me “Waza-ari” pas 7 minutave luftë.

Ajo rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë ishte paraparë të përballet me hungarezen Eva Csernoviczki, por kjo e fundit nuk u paraqit për shkak të një lëndimi që mori në rrethin e parë.