Xhudistët nga Kosova me katër medalje në Kampionatin Europian

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se xhudistët kosovarë kanë siguruar katër medalje në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Montpellier të Francës.

Nga katër medaljet e siguruara, një është e argjendtë dhe tri të tjera të bronzta.

“Dy medalje të bronzta sot për Kosovën, katër në total, përfshirë të argjendtën e Distrias dhe të bronztën e Norës dje”- bëhet e ditur në njoftim.

Kampionja Olimpike Distria Krasniqi fitoi medaljen e agjendtë, Akil Gjakova mundi medalistin olimpik, botëror e evropian, Lasha Shavdatuashvilli, për t’u kurorëzuar me medaljen e bronztë, Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë dhe Nora Gjakova po ashtu fitoi medaljen e bronztë.