Distria Krasniqi

Distria Krasniqi mposhti xhudisten ruse, shkon në çerekfinale të 'Grand Slam Tbilisi'

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të turneut të xhudos, Grand Slam Tbilisi.

Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.

Kampionja Olimpike në xhiron e tretë mposhti me Wazaari, holandezen Naomi Van Krevel.

Në çerekfinale ajo takohet me garuesen nga Spanja, Ariane Toro Soler.

Grand Slam Xhudo Tbilisi 2024 është një turne i Grand Slam-it të Xhudos.
Ky turne po mbahet në Pallatin Olimpik në Tbilisi, Gjeorgji, nga 22 deri më 24 mars 2024 si pjesë e turneut botëror të IJF dhe gjatë periudhës kualifikuese të Lojërave Olimpike Verore 2024.