Foto: Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fitojnë medalje në kampionatin europian në Francë

Xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fitojnë medalje në Kampionatin europian të xhudos për seniorë në Montpellier, në Francë.

Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Nora Gjakova medaljen e bronztë.

Për të arritur në finale, Distria Krasniqi që garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, arriti tri fitore. Në rundin e dytë ajo mposhti Ana Viktorija Puljiz, në çerekfinale xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva, kurse në gjysmëfinale triumfoi ndaj italianes, Odette Giuffrida. Por, në finale, Krasniqi u mposht nga Amandine Buchard.

Ndërsa xhudistja Gjakova, që garoi në kategorinë deri 57 kilogramë, për medaljen e bronztë u ndesh me xhudisten Seija Ballhaus.