Distria Krasniqi e pesta në Kampionatin Botëror të xhudos

Distria Krasniqi ka mbetur pa medalje në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Bundapest të Hungarisë.

Distria ka garuar gjatë ditës së sotme në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Xhudistja kosovare u mposht në nga mongelezja Uranstsetseg Munkbhat në luftë për vendin e tretë.

Lufta mes Krasniqit dhe Munkhbatit ishte shumë e fortë, taktike dhe zgjati afër 10 minuta.

Vendimi për fituesen u mor nga gjyqtarët 3:2 në të mirë të mongelezës Urantsetseg Munkhbat.

Distria Krasniqi humb në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, lufton për medaljen e bronztë