Baracelona nuk mund të gjejë zëvendues të Augueros deri në janar

Sergio Auguro ishte larguar nga fusha ditën e shtunë që Barcelona po e zhvillonte kundër Alaves, pas një problemi të shfaqur në minutat e para të ndeshjes.

Pas ndeshjes u konfirmua se Aguero vuan nga Aritmetria, sëmundje kjo që futbollistin argjentinas do ta lë jashtë fushave për së paku 3 muaj.

Lidhur më këtë klubi katalunas nuk mund të gjejë një zëvendësues për Agueron deri në janarin e vitit të ardhshëm kjo pasi që rregullorja me të cilën klubet mund të marrin një futbollistë të ri tashmë ka mbaruar.

Pos Augueros, Barcelona tash për tash nuk mund të llogaris as në futbollistin danez, Martin Braithwaite që gjendet në bankën e të akuzuarave, raporton Fichajes.

Auguero është transferuar tek Barcelona verën që shkoi, por problemet me lëndime të shumta bën që futbollisti argjentinas të luante vetëm katër ndeshje dhe të shënonte vetëm 1 gol, gol të cilin e realizoi në një ndeshje miqësore.