Video - Pas largimit nga Futbolli, Aguero fillon të merret me sportin e peshkimit

Ish futbollisti argjentinas, Sergio Aguero ka filluar të merret me një sport të ri.

Nuk dihet nëse Aguero është marr me sportin e peshkimit vetëm në formë të hobit apo do ta ushtrojë ketë profesion pas largmit nga futbolli aktiv.

Aguero njoftoi largimin nga futbolli gjatë dhjetorit të vitit të kaluar pas problemeve me zemrën.

Por si duket Aguero e ka gjetur vetën në një sport tjetër.

Në një video të publikuar në rrjetin social Tik-Tok e të publikuar në Twitter shihet ish futbollisti argjentinas duke u marr me sportin e peshkimit.

Aguero ndau përvojën e tij të peshkimit në rrjetet sociale, duke lëshuar përfundimisht peshkun që kishte kapur.

Aguero i ka shënuar mbi 400 gola dhe I ka fituar 21 trofe me skuadra të ndryshme.