Ballkani mposht Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Ballkani e ka mposhtur Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 0-1, në kuadër të xhiros së dytë në Superligë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, duke shfaqur të dyja skuadrat kujdes gjatë 45 minutëshit të parë.

Pjesa e dytë nisi me ritëm të njëjtë për të dy skuadrat.

Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 51’ me një supergol të sulmuesit anësor, Ermal Krasniqit.

Mysafirët mbeten me një lojtarë më pak në minutën e 74’ pasi Kushtrim Gashi u ndëshkua me karton të kuq.

Deri në fund të takimit Ballkani arriti mjaftë mirë që ta ruante rezultatin edhe pse ishte me një lojtar më pak në fushë.

Pas kësaj fitoreje Ballkani ka katër pikë me një fitore dhe një barazim, kurse Prishtina mbetet me vetëm një pikë.