Ilustrim

Shkurti më i Shtrenjtë për 0.2 Për Qind

Ritjen e çmimeve në shkurt e shkaktuan çmimet më të larta të pemëve, perimeve dhe pijeve alkoolike.

“Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,2% në muajin shkurt 2016 krahasuar me muajin janar 2016. Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: pemët (2,5%), perimet (3,3%) dhe pijet alkoolike (1,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,3 për qind në IHÇK-it,” thuhet në publikimin e Agjrncisë së Statistikave.

IHÇK është shkurtesa për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

Por në shkurt pati rënie të çmimeve të derivateve të naftës.

“Ngritja [e çmimeve]u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupi i përdorimit të pajisjeve për transportin personal (-2,1%)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim prej -0,1 për qind në IHÇK,” vijojnë të dhënat e publikimit.

Çmimet në shkurtin e sivjetmë janë më të larta se nëç shkurtin e vitit të kaluar për 0.1 për qind.

“Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,1% në muajin shkurt 2016 krahasuar me muajin shkurt 2015,” thuhet në publikim.

Këtë ngritje të çmimit në shkurtin 2016 në krahasim me shkurtin e një viti më parë e shkatuan shtrenjtimet e disa produkteve.

“Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mishi (2,4%), vajërat dhe yndyrat (8,6%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (8,9%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (2,2%), pijet alkoolike (13,9%), duhani (11,1%), veshjet (2,7%), prodhimet dhe pajisjet mjekësore (3,9%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,5 për qind në IHÇK,“ sqaron ASK-ja.

Megjithatë, sipas ASK-së çmimet mund të ishin më ë larta në krahasim të muajit shkurt të të dy vjetëve, sikur të mos kishte rënie të çmimeve të disa prodhimeve elementare ushqimore ku ndikoi shkallëzimi i Tatimit në Vlerën e Shtuar (TVSh)

“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupet: buka dhe drithërat (-1,5%), qumështi, djathi dhe vezët (-1,8%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (-6,2%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (-3,6%)-(përshkallëzimi i TVSH-ës me 8.0% te buka dhe drithërat, qumështi, djathi dhe vezët, ujë dhe rryma ka ndikuar në rënie të indeksit te këto nëngrupe në një masë prej 0,5 për qind në IHÇK), perimet (-6,8%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-8,3%) – (rënie e çmimit të naftës dhe benzinës për -10,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1,4 për qind në IHÇK,” thuhet në të dhënat e ASK-së.