www.pixabay.com

www.pixabay.com

Mars 2024, çmimet u ngritën për 2.3 % në konsum krahasuar me marsin e 2023-tës

Në muajin mars të këtij viti, Kosova regjistroi indeksin e tërësishëm të harmonizuar të çmimeve të konsumit me rritje mesatarisht prej 2,3 për qind më shumë se në muajin mars të vitit të kaluar ndërsa inflacioni mujor pati rënie të zbehtë -0,3 për qind.

Në muajin e mars të këtij viti, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,3 për qind krahasuar me muajin mars 2023.

Sipas ASK-së, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pajisjet telefonike dhe të telefaksit 15,6 për qind, pushime të organizuara 14,5 për qind, energjia elektrike 13,2 për qind, pijet alkoolike 10,7 për qind,  pemët 9,8 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 9,8 për qind, peshqit 9,1 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 7,8 për qind, sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat 6,7 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 6,7 për qind, shërbimet për transport 5,9 për qind, gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret 5,1 për qind, kafja, çaji dhe kakao 5,0 për qind, gazetat, librat dhe materialet për zyra 4,8 për qind, shërbimet rekreative dhe kulturore 4,3 për qind, prodhimet ushqimore 3,8 për qind, kujdesi personal 3,7 për qind, shërbimet financiare 3,7 për qind, mbrojtja sociale 2,8 për qind, duhani 2,7 për qind, shërbimet hoteliere 2,2 për qind, shërbimet ambulantore 2,2 për qind, perimet 1,5 për qind, mishi 1,3 për qind, pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave 1,2 për qind, dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,6 për qind në IHÇK-it.

Në anën tjetër, ASK tregon se ku pati rënie të çmimeve.

“Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (-5,4%), vajrat dhe yndyrat (-5,0%) dhe karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-0,7%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,3 për qind në IHÇK-it”.

Rënie e lehtë çmimesh -0.3% vërehet nga muaji shkurt 2024

Të dhënat e ASK-së tregojnë se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0,3 për qind në muajin mars 2024 krahasuar me muajin paraprak shkurt 2024.

Kontribut në këtë rënie të indeksit dhanë rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike -5,7 për qind , shërbimet për transport -1,8 për qind, këpucë -1,4 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal -1,0 për qind, qumështi, djathi dhe vezët -0,9 për qind, perimet -0,8 për qind, përdorimi i pajisjeve për transport personal -0.8 për qind, pemët -0,7 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. -0,5 për qind, pijet alkoolike -0,3 për qind dhe mishi -0,2 për qind, dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: veshje 2,3 për qind me një ndikim prej 0,1 për qind në IHÇK-it.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin e indeksit publikon “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin mars 2024”.