Zëvendësministri Cakolli kritikon Qeverinë që 'për një gotë verë harxhoi 50 euro'

Bujar Cakolli, zëvendësministër në Ministrinë e Inovacionit si dhe sekretari i degës PDK-së në Prishtinë, ka reaguar në lidhje me shpenzimet e  Qeverisë për verën e porositur për festimin e 11-të vjetorit të pavarësisë, për çka kanë raportuar sot mediat.

“Për festën e pavarësisë së Kosovës, në Hotel Venus, shteti pagoi rreth 50 euro për një gotë verë (vendore). Ose, rreth 31,000 euro për 250 – 300 veta, që pinë, hiç më shumë se 1 – 2 gota verë, me ndonjë copë djathi, të zakonshëm, ndonjë shampanjë dhe ndonjë gotë ujë, aty-këtu”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Sipas tij, asgjë nuk mundet arsyetojë çmimin e lartë të këtij kokteji të ‘mangët’ të organizuar me rastin e 11-të vjetorit të pavarësisë.

“Si një prej pjesëmarrësve të këtij kokteji, sinqerisht mbeta i habitur me koston financiare të këtij ahengu qeveritar. As numri i të pranishmëve në këtë koktej, as cilësia e pijeve dhe ushqimit, e as niveli i organizimit si rregullimi dhe zbukurimi i sallës, nuk mund të arsyetojnë një shumë kaq të lartë”, ka shkruar tutje ai në Facebook.

 

Qeveria shpenzoi rreth 850 mijë Euro për 10 vjetorin e pavarësisë – DOKUMENT