Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Komunarët e Mitrovicës shpenzuan gati 2 mijë euro për punëtori në Bogë të Pejës

1 mijë e 894 euro i ka kushtuar Komunës së Mitrovicës organizimi i një punëtorie dy ditore në Bogë të Pejës.

Pjesëmarrës në këtë punëtori të organizuar më 16 dhe 17 mars të këtij viti ishin zyrtarët komunal nga drejtoritë të cilët raportojnë për performancë komunale.

“Punëtoria ka qenë 2 ditore ku kanë qenë të ftuar zyrtarët komunal nga drejtoritë përkatëse të cilat raportojnë për performancën komunale”- thuhet në raportin e akomodimit dhe ushqimit për punëtorinë  për performncën komunale.

Punëtoria e mbajtur në Bogë ishte organizuar nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane të Komunës së Mitrovicës.

Në faturën e siguruar nga KALLXO.com përmes qasjes për dokumente publike thuhet se akomodimi me pasion të plot për 21 persona me datën 16 mars 2023 për një natë ka qenë 50 euro, për person ndërsa për datën 17 mars për 23 zyrtarë është paguar 20 euro, për person.

Sipas faturës ujë dhe kafe gjatë pauzave për dy ditët është paguar 174 euro.