Zbulohen armë automatike në dy shtëpi në Mirushë të Malishevës, arrestohen dy persona - FOTO

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Malishevë, me datën 23.01.2019, me urdhëresë të gjykatës, ka realizuar bastisje në dy shtëpi dhe lokale tjera përcjellëse në Malishevë dhe në fshatin Mirushë të kësaj komune.

Gjatë punëve operative Policia në Malishevë ka marrë informacione se disa persona posedojnë armë të mbajtura pa leje.

Gjatë operacionit policor të bastisjes janë arrestuar: F. Th., lindur me 1985, F. Th., lindur me 1964.

Po ashtu gjatë bastisjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:

Tri armë automatike AK-47.

Tre karikator të armëve automatike AK-47

Një armë automatike lloji i paidentifikuar me një karikator

Një pistoletë e kalibrit 7.62 mm, me një karikator dhe 8 fishekë të kalibrit të njëjtë

Një sprej.