Pamje pas sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Xhavit Haliti dhe AAK: Sulmi në Kuvend, Sulm ndaj Shtetit

Shpërthimi i  djeshëm afër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës është cilësuar sulm ndaj shtetit nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

AAK përmes një njoftimi për media ka reaguar ndaj sulmit duke kërkuar zbardhje të rastit.

“Ngjarja e sontme në Prishtinë, është një akt kriminal, i cili kërkon zbardhje urgjente. Sulmi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, është një sulm mbi shtetin dhe mbi demokracinë, është një sulm mbi të gjithë qytetarët e Kosovës”, vlerëson AAK.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti në një postim me thuajse të njëjtin mesazh ka bërë thirrje tek organet e sigurisë për zbulim të sulmuesit.

“Sulmi ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës është sulm ndaj shtetit të Kosovës, ndaj qytetarëve të saj. Ftoj organet e sigurisë të jenë në nivelin maksimal të detyrës dhe sa më parë ta zbardhin këtë akt të shëmtuar”, shkroi Haliti.

KALLXO.com ka raportuar për shpërthimin e djeshëm në Kuvend nga i cili janë shkaktuar dëme material.

http://kallxo.com/sulmohet-me-mjet-shperthyes-kuvendi-i-kosoves/