Gjendet i vdekur një 42-vjeçar në Deçan, policia po heton rastin

Më 09.04.2024 rreth orës 08:20 policia ka gjetur një burrë i vdekur në fshatin Baballoq të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka bërë të ditur për KALLXO.com se viktima, 1982, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Sot rreth orës 08:20, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, njësitet relevante menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës ( mashkull) i lindur me 1982, me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimes është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë ( IML) për Obduksion”- ka bërë të ditur Rugova.

Rasti nga ana e policisë po trajtohet si ‘Hetim i vdekjes’.