Pamje nga Mamusha. Foto: Kallxo.com

Voton për Veten dhe Dikë Tjetër

Në Komunën e Mamushës, një person ka votuar edhe për veten, po edhe për një njeri tjetër.

Lajmin për këtë votim e konfirmoi për KALLXO.com Admir Shala kryeprokurori i Prizrenit.

“Në Komunën e mamushës një person ka votuar dy herë- edhe për veten, edhe për dikë tjetër”, tha kryeprokurori Shala.

Shala më tutje tregoi se personi që bëri këtë shkelje zgjedhore është ndaluar.

Kryeprokurori i Prizrenit tha se është ndaluar dhe marrë në pyetje në polici edhe kryesuesi i qendrës ku ndodhi votimi i dyfishtë, për arsyen se ka lejuar personin e njëjtë të votojë për dy persona.